Ben Emmerson

Ben Emmerson: Gjykata Speciale është një-etnike e cila po i gjykon vetëm shqiptarët dhe po i favorizon serbët

Avokati i Kadri Veselit në Gjykatën Speciale, Ben Emmerson, së bashku me bashkëpunëtorin e tij në çështje, Nicholas Kaufman kanë dorëzuar një shkresë tek gjyqtari i Procedurës Paraprake ku kritikojë ashpër punën e zyrës së Prokurorit të Specializuar si dhe formën e ndjekjes penale ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së. Emmerson në shkresën e tij vë në pah faktin se Specialja është duke u marrë vetëm me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si njëra ndër protagonistet e luftës së fundit në Kosovë. Prandaj, sipas Emmerson, mund të arrihet në konkludimin se Gjykata ka një juridiksion mono-etnik, dhe nëse jo të tillë, ajo bazohet krejtësisht në përkatësinë politike. Për më tepër, ai thotë se Gjykata Speciale po lejon që kriminelët serbë të luftës të përfitojnë nga parimi i jo-retroaktivitetit për krimet e kryera. Emmerson në shkresën e tij vazhdon duke thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar në formë të qartë po lejon diskriminim mes shqiptarëve dhe serbëve, në favor të këtyre të fundit.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani: Shkelje e rëndë e vullnetit qytetar dhe e demokracisë

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputet, Burim Ramadani, ka reaguar me tone …