Shqiptarët e Turqisë e dënojnë deklaratën e kërkim faljes së kryetarit çek për bombardimet e NATO-s në Serbi

Shqiptarët e Turqisë e dënojnë deklaratën e kërkim faljes së kryetarit çek për bombardimet e NATO-s në Serbi

Shqiptarët e Turqisë, mbase për herë të parë, janë deklaruar publikisht kundër një kryetari tjetër, duke shprehur mospajtime sa i përket qëndrimit të tij në lidhje me bombardimet e NATO-s në Serbi. Kryetari i Çekisë, Milosh Zeman, i cili u takua me Vuçiqin, në Pragë, më 18 maj 2021, i kërkoi falje atij për ndërhyrjen e NATO-s gjatë gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë, më 1999. Ndërsa shkrimtari Qamil Bytyqi i cili jeton dhe vepron në Turqi ka reaguar menjëherë ndaj deklaratës së kryetarit çek. Ai ka shkruar se si shkak i zbatimit të politikave shfarosëse të Milloshoviqit, shumë shqiptarë janë detyruar të lëshojnë trojet e tyre. “Ne, rreth 5 milionë shqiptarë që jetojmë në Turqi, jemi detyruar të emigrojmë si rezultat i zbatimit të politikave të njëjta gjenocidi para Millosheviqit, në Jugosllavi”, ka shkruar Bytyqi. Tutje ai shtoi se shqiptarët e Turqisë e dënojnë deklaratën e kërkim faljes së Zemanit ndaj Serbisë.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …