Edi Rama: Bashkimi Evropian e ka marr peng Kosovën dersisa nuk e lejon lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj

Edi Rama: Bashkimi Evropian e ka marr peng Kosovën dersisa nuk po e lejon lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj

Kryeministri Edi Rama ka hedhur kritika ndaj Bashkimit Evropian lidhur me Kosovën. Shefi i qeverisë tha gjatë një konference me ministrin gjerman për Evropën, Michael Roth se BE e ka marrë “peng” Kosovën, teksa iu referua lëvizjes së lirë. Ai e cilësoi lojë shahu, Rama tha se nuk është vendim i të gjithë BE, por i vetëm një shteti që nuk lejon lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës. Kryeministri përsëriti disa herë se qytetarët e Ballkanit duhet të lejohen të lëvizin të lirë, pavarëisht vaksinave që kanë bërë. Ndërsa ministri gjerman, Michael Roth, teksa u ndal te çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, tha se BE duhet të mbajë premtimet  e veta dhe këtë e them si autokritikë. “Liberalizimi i vizave me Kosovën duhet të ishte bërë prej kohësh. Kjo sepse kushtet janë përmbushur. Edhe në këtë rast është e njëjta logjikë. Unë nuk mund të ndryshoj traktatet e BE-së, Bashkimi Evropian është ndërtuar mbi konsensusin dhe unë nuk mund të ankohem në këtë drejtim”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …