Ben Emerson

Ben Emmerson: Skandal në Gjykatën Speciale, me dëshmitarë të instruktuar që kanë dhënë deklarata të rrejshme

Dy ditë më parë, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, publikoi një skandal në Gjykatën Speciale, duke shpërfaqur kështu se si disa dëshmitarë të rrejshëm kanë dhënë deklarata të rrejshme në Speciale kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Nga ky person, dëshmitar i cili është i lidhur me Shërbimin Sekret Serb, pretendohej se ish-liderët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, ishin përgjegjës për rrjedhën e dokumenteve për të cilat janë gjykuar dhe dënuar krerët e veteranëve të luftës Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Ky skandal i publikuar ngjalli reagime të shumta në Kosovë, duke bërë kështu që shumë figura të politikës e edhe të shoqërisë civile të kritikojnë ashpër Specialen, madje edhe duke kërkuar hetim të veçantë rreth këtij rasti. Pikërisht për këtë çështje dhe mundësisë që edhe dorëheqja e ish kryeprokurorit të Speciales Xhek Smith ka ardhur për shkak të këtij skandali. Avokatët Taulant Hodaj dhe Skender Musa, vlerësojnë se dorëheqja e kryeprokurorit Smith nuk ka të bëjë me skandalin e lartpërmendur, porse kjo mund të konsiderohet shkelje e rregullave dhe procedurave, nga Prokuroria e Gjykatës Speciale.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …