leoni

Kryeministri, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Spanjë ka marrë pjesë edhe në mbledhjen e Internacionales Socialiste

Kryeministri, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Spanjë ka marrë pjesë edhe në mbledhjen e Internacionales Socialiste

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Spanjë ka marrë pjesë edhe në mbledhjen e Internacionales Socialiste me ç’ rast ka folur  edhe  për raportet në mes të Kosovës dhe Spanjës. I pyetur nëse i kupton arsyet pse Spanja nuk e ka njohur Kosovën, Kurti ka thënë se i vjen keq që Spanja është një prej shteteve të pakta brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s që vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës. Mos-njohja e shtetit të Kosovës vjen si rezultat i mos-njohjes së situatës. Kur ka folur për këtë, Kurti ka thënë se analogjia e krijuar mes Kosovës dhe Katalonisë është analogji e gabuar. Dhe nëse ndonjë politikan spanjoll sheh ngjajshmëri mes Kosovës dhe Katalonisë apo ndonjë pjese tjetër të Spanjës, Madridi nuk duhet ta sheh veten e tij si Beogradi”, ka shtuar tutje kryeministri i Kosovës duke numëruar krimet e Serbisë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …