Petar Petkoviq: Nuk ka afate për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, sikur ka deklaruar, Albin Kurti

Drejtori  i  Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka deklaruar se nuk ka afate për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sikur ka deklaruar,kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  icili sipas tij po mashtron opinionin me deklarata të pavërteta. Është koha që Albin Kurti të ndalojë së mashtruari opinionin dhe të përballet me të vërtetën dhe faktet që dëshmojnë qartë se nuk ka afate të paracaktuara më parë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka theksuar Petkoviq.  Çdo ditë zyrtarët ndërkombëtarë e demantojnë ekzistimin e afatit për marrëveshje dhe i fundit në është zëdhënësi i BE-së,  Peter Stano i cili pa mëdyshje ka thënë se afatet artificiale nuk ekzistojnë në realitet. I vetmi kohëmatës që po troket është ai i formimit të Asociacionit të komunave serbe, me të cilin Prishtina është vonuar tashmë 10 vite, prandaj Kurti do të ishte më mirë të fokusohej në përmbushjen e atij obligimi dhe të zbatonte atë që është nënshkruar në Bruksel”, ka thënë Petkoviq, duke saktësuar  se afatet e tjera ekzistojnë vetëm në kokën e Kurtit.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …