leoni

Beogradi zyrtar i ka bërë kërkesë BE-së që Serbia ta kontrollojë hapësirën ajrore të Kosovës

 Qeveria e Serbisë i ka bërë kërkesë Bashkimit Evropian që të marrë kontrollin mbi hapësirën ajrore të Kosovës. Me anë të kësaj kërkese, Beogradi zyrtar ka kërkuar nga Brukseli që pasi Hungarisë t’ i kaloj afati për kontrollimin e hapësirës ajrore të Kosovës, kontrollin ta marrë Serbia. Njoftohet se këtë kërkesë e ka bërë shefi i Zyrës për Kosovën në kuadër të Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq. Burime diplomatike janë cituar të kenë dekalruar se kërkes është bërë në kontekst të përafrimit të Serbisë me BE-në dhe NATO-n, duke u bazuar edhe në normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën në kuadër të dialogut të Brukselit, si dhe bashkëpunimin rajonal dhe ekspertizën në fushën e aviacionit. Ky argumentim është mirëpritur nga zyrtarët në Bruksel dhe ka gjasa të jetësohet.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …