Berat Rukiqi: Është hipokrizi thirrja për respektimin e masave kur në të njëjtën partitë politike po e shkelin ligjin

Berat Rukiqi: Përhapja e pandemisë duhet të parandalohet me vetëdijesim e jo me mbyllje të bizneseve

Pas kufizimit të orarit të punës për sektorin e gastronomisë, kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se rritja e rasteve me COVID-19 duhet të parandalohet me vetëdijesim e jo me mbyllje të bizneseve. Ai tha se porosia e tij është se virusi COVID-19, është këtu për të qëndruar gjatë dhe njerëzit duhet të mësohen të jetojnë me të. Rukiqi tha se pakoja emergjente, që sipas tij nuk arriti të adresojë asnjë emergjencë dhe pësoj devalvim në të gjitha aspektet, duhet të implementohet në tërësi pa asnjë vonesë. Pasi që sektori i gastronomisë dhe sektori i transportit, janë të prekura direkt edhe nga vendimet e fundit, ai tha se duhet urgjentisht një konsultë me akterët e këtyre sektorëve dhe vendime për shtim të përkrahjes specifike për këta sektor. Rukiqi u ka bërë thirrje bizneseve që të kenë kujdes, ku tha se respektimi i masave të distancës sociale, mbajtja e maskave nga punonjësit, dezinfektimet e rregullta, higjiena e punonjësve janë esenciale për mosrritjen e numrit të rasteve.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …