leoni

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria e Kosovës ka qenë e paralajmëruar për dyndjen e shtetasëve tanë drejt Shqipërisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka folur për  dyndjen e kosovarëve për në Shqipëri gjatë kësaj fundjave, kur në vendin tonë janë aktive masat restriktive të ashpra të vendosura nga qeveria Kurti. Rukiqi ka thënë se zyrtarët nga qeveria ishin paralajmëruar se mund të ndodhte kjo dukuri, kur në rajon, e sidomos në Shqipëri ka masa më të relaksuara. Ai vënë në pah faktin se Kosova është e ndërlidhur shumë me ekonomitë e vendeve të rajonit, për shkak të kohës së shkurtër që duhet për arritur atje. “Kemi mësuar shumë për 1 vit duke u ballafaquar me pandeminë, prandaj na duhen vendime racionale të cilat prodhojnë efekt në menaxhimin e pandemise dhe nuk e dëmtojnë ekonominë”, ka shkruar Rukiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Kuvendi i Kosovës dështon për herë të 11-të në konstituim – zvarritet procesi për shkak të zgjedhjes së kryetarit

Edhe pas përpjekjes së njëmbëdhjetë me radhë, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, …