Rrustem Berisha

Berisha: Largimi i pjesëtarëve serb nga FSK-ja ka për qëllim dëmtimin e imazhit të FSK-së

Duke komentuar largimin e pjesëtarëve serb nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ministri i FSK-së, Rrustem Berisha ka thënë se qëllimi i braktisjes është dëmtimi i imazhit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në konferencën për medie, ai shtoi më tutje se Ministria e e Forcës së Sigurisë së Kosovës vlerëson se këto kërkesa për largim vinë si pasojë e sulmeve të qëllimshme që i janë bërë FSK-së, përkatësisht pjesëtarëve të komunitetit serb dhe janë tentim për të dëmtuar progresin, të arriturat e FSK-së, si dhe imazhin e saj si institucioni më i besueshëm në vend. Shantazhet dhe kërcënimet e bëra janë të papranueshme dhe shkelje e të drejtave themelore të njeriut… Rruga e Kosovës dhe e FSK-së nuk do të ndalet. FSK ka qenë , është dhe do të jetë e hapur për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë. Megjithëkëtë, rruga e FSK-së dhe të arriturat e saj nuk do të ndalen, theksoi në mes tjerash ministri i Forcës së Sigurisë, Rrustem Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi

Kryeministri, Edi Rama po pritet me duartrokitje e brohoritje nga shqiptarët në Greqi. I shoqëruar …