Bernd Borchardt: EULEX-i ka qenë i informuar zyrtarisht se nuk kishte asnjë person të dyshimtë lidhur me akuzat e Dik Martit

EULEX-i ka qenë i informuar  zyrtarisht, që nga vitit 2011 se nuk kishte asnjë person të dyshimtë lidhur me akuzat në Dik Martit, ka thënë ish shefi i UNMIK-ut në Kosovë, Bernd Borhardt. Bashkimi Evropian dhe të gjitha qeveritë e shteteve anëtare të saj dhe kontribuese për Misionin e EULEX-it ishin të informuara edhe zyrtarisht se nuk kishte asnjë person të dyshimtë lidhur me akuzat në Dik Martit, por megjithatë pretendimet e ngritura përmes dosjeve të falsifikuara të Serbisë u lanë të procedohen dhe morën mbështetje financiare qindra milionëshe deri në arritjen e qëllimit politik për  krijimin e Gjykatës Speciale. Raporti i ish senatorit zviceran u aprovua në Këshillin e Evropës në Strasburg më 26 janar 2011, ndërkaq rreth dy muaj më vonë, në një takim në Bruksel, Shefi i EULEX-it Bernd Borchardt njoftoi edhe zyrtarisht anëtarët e Parlamentit Evropian se nuk kishte asnjë person të dyshuar lidhur me raportin e Dick Martyt, por megjithatë EULEX e ka hetuar dhe do të vazhdonte të hetonte këtë rast, pasi kishte hapur një hetim paraprak mbi pretendimet e raportit, por nuk pati asnjë të dyshuar, kishte saktësuar,  Shefi i atëhershëm i EULEX-it Bernd Borchardt, më 15 mars të vitit 2011.

Kontrolloni gjithashtu

PDK akuzon Qeverinë Kurti për izolim dhe stagnim evropian: Kosova po humb mundësi historike

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka akuzuar Qeverinë Kurti për bllokadë institucionale dhe stagnim në …