Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Besian Mustafa: Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së për t’i bindur të kalojnë në VV

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka tentuar të kontaktojë deputetët e LDK-së me qëllim që t’i bindë ata të kalojnë në VV. Mustafa theksoi se këto manovra përfshinin përpjekje për të shantazhuar dhe kërcënuar deputetët dhe anëtarët e familjeve të tyre, por që asnjë deputet i LDK-së nuk ka rënë pre e këtyre përpjekjeve. Mustafa refuzoi të japë emra konkretë, por siguroi se të gjithë deputetët e LDK-së do të qëndrojnë të përkushtuar ndaj partisë dhe do të vazhdojnë të jenë pjesë e saj deri në fund të legjislaturës. Ai theksoi se LDK do të mbajë qëndrimin e saj dhe do të punojë në përputhje me vullnetin e qytetarëve që e kanë votuar.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …