Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka komentuar raportin e Bankës Botërore ka theksuar se ai është keqinterpretuar nga Ministri i Financave, Hekuran Murati. Ai sqaroi se realiteti është se nga tre qytetarë të Kosovës që janë të aftë për punë, vetëm një është i punësuar, ndërsa dy nuk janë. Kjo situatë është edhe më e rëndë për gratë, me një përqindje alarmante të papunësisë në mesin e tyre. Mustafa kritikoi gjithashtu Muratin për keqësimin e standardit të jetesës së qytetarëve, duke përmendur rritjen e çmimeve të ushqimeve mbi 60% gjatë mandatit të tij, si dhe një inflacion të përgjithshëm prej 22%. Ai theksoi se ministri ka kontribuar në përkeqësimin e mirëqenies së qytetarëve të Kosovës, duke e quajtur këtë situatë si një dështim të qeverisjes.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
