Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është thirrur sot në Prokurorinë Speciale për të dëshmuar rreth masakrës së Reçakut më 15 janar 1999, një rast që vazhdon të hetohet për krime lufte. Çështja do të trajtohet nga prokurori special i Departamentit për Krime Lufte, Ilir Morina. Sipas burimeve të sigurta, thirrja e Kelmendit ka synim të hedhë dritë mbi rolin e tij në periudhën para-luftës dhe lidhjet profesionale me gjyqtaren serbe Danica Marinkoviq, e cila udhëhoqi rastin e Reçakut në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë dhe më pas transferoi provat në Beograd. Marinkoviq njihet për mohim publik të krimeve të forcave serbe, duke ngritur dyshime mbi integritetin e proceseve gjyqësore në të cilat Kelmendi kishte rol të drejtpërdrejtë si bashkëpunëtor profesional. CV-ja zyrtare e Kelmendit konfirmon se ai ka shërbyer si bashkëpunëtor profesional deri në përfundim të luftës më 1999, një kohë kur dokumentet dhe provat e krimeve serbe ishin të cenueshme dhe shpesh zhdukeshin ose transferoheshin jashtë vendit. Ky fakt shton dyshimet mbi përgjegjësinë e tij të drejtpërdrejtë ose indirekte në mosvënien e drejtësisë në kohën e duhur. Hetimi ka potencialin të nxjerrë në pah përgjegjësi morale dhe ligjore që mund të shtrihen deri në kohën kur Kelmendi shërbente si ushtrues detyre i prokurorit të shtetit. Prokuroria Speciale synon të dokumentojë çdo hap të procesit të Reçakut dhe të sigurojë përgjegjësinë për individët që kanë ndikuar në fshehjen e krimeve serbe. paparaci
në ndërkohë del me ragim publik Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit i Kosovës, Besim Kelmendi
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit i Kosovës, Besim Kelmendi, i mohoi të mërkurën raportimet se ka bashkëpunuar me gjyqtaren serbe, Danica Marinkoviq, më 1999, e cila e kishte përsipër rastin e masakrës së Reçakut.
Atëbotë, Marinkoviq punonte si gjyqtare në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, dhe e kishte cilësuar masakrën si “ngjarje të trilluar”.
Në atë masakër u vranë 45 civilë shqiptarë.paraqitur si dëshmitar në Prokurorinë Speciale të Kosovës lidhur me punën e tij në gjykatë në kohën kur ka ndodhur masakra.
Kelmendi konfirmoi në një konferencë të jashtëzakonshme për media se gjatë ditës së mërkurë është Sipas tij, në atë periudhë ishte i punësuar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë si bashkëpunëtor profesional, duke theksuar se kryente punën e procesmbajtësit, andaj i mohoi akuzat se ishte asistent i Marinkoviqit.
Sipas tij, Marinkoviq ishte gjyqtarja që “zhduku provat për masakrën e Reçakut”.
Deklarimet e tij vijnë pas pretendimeve të medias lokale në Kosovë, Paparaci, se Kelmendi kishte qenë i përfshirë në trajtimin e rastit të Reçakut më 1999.
Radio Evropa e Lirë nuk ka mundur t’i verifikojë pretendimet e këtij mediumi.
“Kurrë në jetën time, deri në vitin 2001 nuk kam qenë në Reçak, s’kam qenë gjyqtar, prokuror, as hetues para vitit 2000 kur jam zgjedhur për herë të parë gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. E kisha fatin të jem gjyqtar, bashkë me dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një prokuror ndërkombëtar në rastin e Reçakut, ku është akuzuar një pjesëmarrës në kryerjen e vrasjeve të Reçakut dhe i cili falë kontributit tim është shpallur fajtor dhe ka aktgjykim të formës së prerë. Ky aktgjykim ka shërbyer si provë në gjykimin ndaj kasapit të Ballkanit, Sllodoban Millosheviq”, tha Kelmendi, duke iu referuar ish-liderit serb.
“Të lexoj sot një gënjeshtër se Besim Kelmendi ishte në anën serbe në ditën e masakrës së Reçakut, kur është bërë vendshikimi, është turp i madh, gënjeshtër”, tha mes tjerash Kelmendi.
Mediumi Paparaci i ka cilësuar deklaratat e Kelmendit si sulm, dhe e ka potencuar që Kelmendi nuk e ka mohuar se ka punuar në gjykatë në atë kohë.
Kelmendi u pyet edhe pse u ftua si dëshmitar në Prokurorinë Speciale.
“Jam thirrur si dëshmitar sepse një person, që ka qenë prokuror në atë kohë, me emrin Ismet Shufta, kur e kanë pyetur se kush ka punuar në Gjykatë, ai ka përmendur emrat e njerëzve që i kanë rënë ndërmend. I kishte rënë në mend edhe emri im sepse sot jam U.D. i Kryeprokurorit. Nuk e di pse, sepse s’kam marrë asnjë arsyetim”, tha Kelmendi.
Ai shtoi se është i gatshëm të shkojë sërish në Prokurori për këtë rast.
“Unë sot e kam përfunduar deklaratën në Prokurorinë Speciale, por i kam thënë prokurorit të rastit sa herë që është nevoja – sepse unë i kam disa çështje që do të ndihmojnë në gjykimin e Reçakut, kam aktgjykime ku unë kam marrë pjesë dhe çfarë sjellje ka pasur dikush në atë kohë në këtë proces – dhe të gjitha i kam dorëzuar në Prokurorinë Speciale”.
Kelmendi tha se nëse vërtetohet se ai ka qenë në Reçak në janar të vitit 1999 – sikurse pretendon mediumi Paparaci – ai do të japë dorëheqje.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
