leoni

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi: Gjoba për qytetarët serbë që nuk i konvertojnë tabelat e automjeteve do të jetë 150 euro

Zëvendëskryeministri dhe shefi i delegacionit për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë,  Besnik Bislimi, ka treguar se sa e lartë është gjoba për serbët që nuk i shndërrojnë targat nga ato të Serbisë në tabela me mbishkrime të Kosovës. Në një fjalim e tij   gjatë Forumit të  Sigurisë në Beograd, Bislimi tha se gjoba mund të arrijë rreth 150 euro. Qytetarët serbë  që kanë targa të paligjshme do të marrin paralajmërime për ndërrimin e tyre sa më shpejt”. Pas kësaj, policia do të duhet t’u shkruajë gjoba. Albin Kurti, pas mbledhjes së Qeverisë bëri të ditur se ka vendosur të bëjë shkallëzimin e sanksioneve që i presin qytetarët që nuk e respektojnë afatin e vendosur për kthim të targave ilegale  deri më 31 tetor. Kjo është përgjigjja  për ndjeshmërinë e shtuar ndërkombëtare për paqen dhe sigurinë. Kemi zhvilluar diskutime të brendshme edhe kemi ardhur në përfundim të sjellim për propozim për shkallëzim të sanksioneve me rastin e zbatimit të këtij vendimi. (Sinjali)

Kontrolloni gjithashtu

Shaip Kamberi

Shaip Kamberi njofton bojkotimin e punimeve të Kuvendit të Serbisë në shenjë proteste

Shaip Kamberi, i vetmi përfaqësues i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, ka njoftuar se do …