Bislimi jep dorëheqje nga posti i deputetit

Besnik Bislimi: Në mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së ka lëvizje dhe hapa përafrues, por jo marrëveshje

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi, ka reaguar ndaj raportimeve të disa mediumeve se LDK dhe Vetëvendosje kanë arritur marrëveshje për koalicion qeverisës. Përmes një postimi ai ka reaguar duke thënë se dëshiron të demantojë të gjitha raportimet që thirreshin në burime të brendshme, kinse është arritur një marrëveshje. Ai ka mohuar raportimet se këto dy parti janë pajtuar për ndarjen e ministrive. Bislimi ka deklaruar se bisedimet kanë rifilluar intenzivisht, takimet po i mbajnë në baza ditore si dhe ka lëvizje dhe hapa përafrues, por jo marrëveshje.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …