Besnik Osmani: Zyra Kombëtare e Auditimit këtë vit ka publikuar çdo të tretën ditë nga një raport

Besnik Osmani: Zyra Kombëtare e Auditimit këtë vit ka publikuar çdo të tretën ditë nga një raport

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani ka mbajtur konferencë për medie, lidhur me Zbatimin e Planit Strategjik 2018-2021, me fokus të arriturat dhe rezultatet 2020. Në këtë konferencë Osmani tha se Zyra Kombëtare e Auditimit këtë vit ka publikuar çdo të tretën ditë një raport. Lidhur me punën e tyre Zyra e Auditimit është shpërblyer me çmim nga OSBE-ja për transparencë. Tutje, Osmani tha se rezultatet janë arritur me shumë vështirësi si rrjedhojë e pandemisë, pasi kanë punuar me staf të përgjysmuar. “Jam i lumtur që ne po e përfundojmë vitin pa asnjë rast fatal”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

KDI kundër votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit: Precedent i rrezikshëm dhe në kundërshtim me parimet demokratike

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka kundërshtuar qëndrimin e deputetit të Vetëvendosjes, Hekuran …