Besnik Tahiri kritikon qeverinë: “Qytetarët lënë në mëshirë të fatit, propaganda ju ka verbuar”

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë për menaxhimin e situatës me vërshimet dhe incidentet e fundit, duke e cilësuar si një “dështim total institucional”. Sipas Tahirit, ekzekutivi ka prioritizuar rehatinë elektorale mbi jetën dhe pronën e qytetarëve, duke i parë ata vetëm si numra votash. Ai shton se për pesë vite radhazi qeveria ka relativizuar çdo krizë dhe ka shmangur përgjegjësitë. Tahiri përmendi edhe rastin e fundit në Gjakovë, ku u dogj një nga bizneset më të mëdha, pa asnjë reagim institucional. Ai akuzon qeverinë se është verbuar nga propaganda dhe kërkon ngritjen e një task-force kombëtare, që përfshin institucionet qendrore, lokale dhe kapacitetet private, për të mbrojtur qytetarët, veçanërisht përball rënies së temperaturave dhe rrezikut për qindra familje të pastreha. “Mos flini më. Zgjedhjet kanë përfunduar. Koha është të veproni,” theksoi Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Afati për zgjedhjen e Presidentit po afron: Procedurat dhe dilemat kushtetuese për mandatin e dytë të Vjosa Osmanit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, synon një mandat të dytë në krye të shtetit, ndërsa …