Deputeti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se, duke parë situatën aktuale rreth zgjedhjes së presidentit, Kosova ka gjasa të shkojë në zgjedhje të reja. Tahiri ka shprehur skepticizëm se presidenti mund të zgjidhet brenda afatit të mbetur kushtetues. “Po qysh mos me pasë zgjedhje? Për dy ditë qysh zgjidhët presidenti?”, është shprehur ai. Megjithatë, Tahiri ka theksuar se askush, e sidomos deputetët e Kuvendit të Kosovës, nuk janë të interesuar për zgjedhje të reja. Afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e presidentit është 5 mars.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
