leoni

Besnik Tahiri, mori pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku u diskutua raporti për vëzhgimin e zgjedhjeve në Serbi

Besnik Tahiri: Rritja e çmimit të energjisë po godet shtyllën e ekonomisë – kërkohet dialog urgjent

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas protestës së sotme të bizneseve, duke e cilësuar atë si një thirrje të qartë për ndihmë dhe jo për përplasje. Tahiri theksoi se rritja e çmimeve të energjisë në një kohë të pasigurisë së thellë ekonomike përbën një goditje të rëndë dhe të padrejtë për sektorin privat. “Askush nuk del në rrugë me dëshirë, e aq më pak sektori privat që drejtpërdrejt preket dhe humb nga ky veprim. Kjo nuk është reformë, por dënim kolektiv për ata që po e mbajnë gjallë shtetin me punë dhe tatime”, shkroi Tahiri. Ai shtoi se mbështetja për bizneset sot nuk është çështje politike, por nevojë kombëtare. “Në vend të akuzave, duhet dialog. Në vend të arrogancës, duhet përgjegjësi. Sepse kur bankrotojnë bizneset, bie edhe shteti”, përfundoi ai, duke bërë thirrje për reflektim institucional dhe masa urgjente në përkrahje të ekonomisë reale të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja, Eliza Hoxha thotë se Ministria që udhëhiqet nga Liburn Aliu, brenda një viti ka lidhur 42 kontrata pa procedura prokurimi

Eliza Hoxha: Kryeministri në detyrë po shkel rendin kushtetues – po mban dy pozita paralelisht

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti …