Nga foltorja e Kuvendit të Kosovës, Tahiri deklaroi se partia e tij do ta mbështesë krijimin e këtij mekanizmi, por kërkoi që procesi të nisë nga zyrtarët më të lartë shtetërorë. “Tek Byroja e Konfiskimit, shumë është duke u folur. Ju them këtu publikisht, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta votojë Byronë për Konfiskimin e Pasurisë. I them publikisht kryeministrit, le të jem unë i pari si zyrtar publik dhe ky i dyti, të na hetohet pasuria, e ta këqyrim si është arritur ajo pasuri. Sa ka ky, e sa kam unë. E mos të manipulohet në këtë temë, për shkak se është temë puro politike që të drejtohet gishti”, u shpreh Tahiri. Deklarata e tij vjen në kuadër të debatit politik për transparencën dhe verifikimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë shtetërorë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
