Biblioteka e qytetit në Suharekë do të emërohet me emrin “Hajdin Berisha”

Në takimin e tretë të Kuvendit Komunal të Suharekës, këshilltarët komunal kanë miratuar disa projekt- vendime si: 1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, 2. Shqyrtimi i projekt-vendimit për ndryshim-plotësimin e vendimit 01-Nr-016-2021, tё datës 01.02.2017; 3. Shqyrtimi i projekt-vendimit për themelimin e zonës ekonomike (parkut industriale) nё Shirokë; 4. Shqyrtimi i projekt-vendimit për emërtimin e bibliotekës së qytetit; 5. Shqyrtimi i projekt-vendimit për faljen e borxhit të pa paguar për taksën në aktivitet; 6. Shqyrtimi i projekt-vendimit për caktimin e lokacionit për vendosjen e trafostacioneve dhe dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës; 7. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e raportit të komisionit për shqyrtimin e ofertave për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronë së komunës; 8. Shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e llogarisë përfundimtare të të ardhurave dhe të shpenzimeve të buxhetit të Komunës së Suharekës për periudhën Janar–Dhjetor 2016 si dhe 9. Informatë për planifikim përfundimtar të prokurimit;

Kuvendi Komunal unanimisht i ka dhënë përkrahje propozimit të kryetarit Sali Asllanaj, për të emëruar Bibliotekën e qytetit me emrin e martirit Hajdin Berisha, i cili u vra më 26 mars të vitit 1999 në masakrën e Berishëve. Unanimisht u votua edhe projekt-vendimi për faljen e borxheve të pa paguara, por u tha që Komuna të kërkojë nga këta borxhlinj që firmat që nuk janë aktive dhe kanë borxh, pas faljes së borxhit ato të mbyllen. Ndër pikat që më së shumti u debatua ishte Shqyrtimi i projekt-vendimit për rialokimin e mjeteve buxhetore për vitin 2017 dhe shqyrtimi i projekt-vendimit për miratimin e llogarisë përfundimtare të të ardhurave dhe të shpenzimeve të buxhetit të Komunës së Suharekës për periudhën Janar–Dhjetor 2016.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …