Biden i apelon amerikanët që “të dyfishojnë përpjekjet dhe të ri-angazhohen në luftën” kundër pandemisë

Kryetari i zgjedhur Joe Biden u bëri thirrje amerikanëve që “të dyfishojnë përpjekjet dhe të ri-angazhohen në luftë” kundër koronavirusit. Biden i bëri komentet drejtpërdrejt përpara kamerës në Uilmington të shtetit Delauer. Ai apelon njerëzit të heqin dorë nga grumbullimet e mëdha familjare, të mbajnë maska mbrojtëse dhe të ruajnë distancimin social. Kryetari i zgjedhur ka deklaruar se do ta bëjë trajtimin e COVID-19 një përparësi kryesore pas marrjes së detyrës në 20 janar. Në një mesazh bashkimi për amerikanët, Biden tha se lufta është me virusin, jo me njëri-tjetrin.

Kontrolloni gjithashtu

Shaqir Totaj

PDK nuk garanton kuorum për zgjedhjen e presidentit pa marrëveshje politike, deklaron Shaqir Totaj

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk do …