Në reagimin e Bashkësisë Islame të Kosovës, lidhur me sulmin terrorist në Manchester të Anglisë thuhet: Akti i sotëm në Manchester, ku nga sulmi terrorist humbën jetën qytetarë të pafajshëm është vepër e shëmtuar e atyre që nuk ia duan të mirën e njerëzimit. Autorët e akteve të tilla barbare përmes dhunës, terrorit e frikës, duan të arrijnë qëllimet e tyre të errëta – atakimin e vlerave humane, të lirisë, të tolerancës dhe mirëbesimit. Me këtë rast ngushëllojmë familjarët e viktimave dhe të plagosurve u dëshirojmë shërim të shpejtë. Ndërsa, me qeverinë dhe popullin mik të Mbretërisë së Bashkuar bashkëndiejmë dhimbjen dhe njëkohësisht shprehim mbështetjen tonë që autorët e këtij akti sa më parë të dalin para drejtësisë.
Kontrolloni gjithashtu
Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka deklaruar se sanksionet e vendosura nga BE-ja ndaj Kosovës, duhet të pezullohen
Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, ka deklaruar se masat e vendosura nga Bashkimi …