Bashkësia Islame e Kosovës, ende pa ndonjë vendim se si do të falet namazi për festen e Kurban Bajramit më 31 korrik. Sekretari i përgjithshëm i Kryesisë së BIK, Ahmet Sadriu, thotë se ende nuk kanë ndonjë vendim. Sipas tij, vendimet do i marrin në bazë të situatës në teren. “Është ende herët dhe nuk kemi ndonjë vendim, vendimet i marrim në bazë të situatës në teren”, tha ai. Ndryshe, pandemia me te cilën po përballemi si pasojë e përhapjes së koronavirusit, kësaj here ka ndryshuar edhe disa tradita shekullore.
