Sherifi: Nisma nuk është kundër zgjerimit të qeverisjes me të gjithë ata që janë të interesuar të kontribuojnë

Bilall Sherifi thotë se duhet të punojmë tre muaj në mënyrë që në Paris të shkojmë me qëndrime të unifikuara

Shefit i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifit, thotë se duhet të punohet më shumë në mënyrë që në Paris, delegacioni kosovarë të shkojë me qëndrime të unifikuara. “Nga Berlini, në Paris i kemi tre muaj. Duhet të punojmë tre muaj në mënyrë që në Paris të shkojmë me qëndrime të unifikuara,” deklaron Sherifi. Derisa komenton qëndrimet e ndryshme ndërmjet kryetarit Thaçi, dhe kryeministrit Haradinaj, në Berlin, sipas Sherifit kësaj here nuk duhet të përsëritet ajo që ka ndodhur në “konakun” e kancelares gjermane, Angela Merkel. “Së paku, në Paris duhet të ketë qëllime të ndryshme në mes të Presidentit dhe Kryeministrit apo kushdo qoftë në listën që do të shkojë në Paris. Sepse tre muaj janë të mëdha, gjithçka mund të ndodhë”, shprehet Sherifi. Kryetari i Francës, Emanuel Macron, do të jetë nikoqir i një Samiti në Paris, më 1 korrik, përmes të cilit synohet t’i qartësohet perspektiva vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Sikurse në Berlin, edhe në Francë do të ketë takime mes përfaqësuesve të lartë shtetërorë dhe të vetë atyre të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …