leoni

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi thotë se Kosova nuk duhet të rrëshqas në dialog teknik

Bilall Sherifi thotë se taksa e vendosur ndaj produkteve serbe as nuk duhet të hiqet e as të suspendohet

Shefi i Grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka bërë me dije se kjo parti politike gjatë pesë vjetëve të ekzistencës së vet ka arsyetuar themelimin e vet. Me rastin e pesëvjetorit të themelimit të Nismës, ai ka thënë se para dhe pas themelimit ky subjekt politik është përballur me pengesa të ndryshme. Ai ka treguar se kjo parti politike ka bërë punë të mira edhe në qeveri, në dikasteret që drejton.  Sherifi e ka ftuar spektrin politik për bashkim në çështjen e taksës ndaj produkteve serbe, duke theksuar se taksa as nuk duhet të hiqet e as të suspendohet. Sipas Sherifit, bashkimi politik për taksën do ta zmbrapste presionin sikurse ka ndodhur me “Trepçën”.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikata e Policisë së Kosovës thërret Kuvend zgjedhor pas më shumë se një viti, pas shkarkimit të Imer Zeqirit

Sindikata e Policisë së Kosovës ka vendosur të mbajë Kuvend zgjedhor për të zgjedhur kryetarin …