Haradinaj: Heronjtë Yll, Agron e Mehmet Bytyçi e braktisën jetën e ndërtuar në SHBA,për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut

Haradinaj: Heronjtë Yll, Agron e Mehmet Bytyçi e braktisën jetën e ndërtuar në SHBA, për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka takuar Ilir Bytyçin, vëllanë e heronjve Yll, Agron e Mehmet Bytyçi, pjesëtarë të batalionit “Atlantiku” të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.  Haradinaj ka thënë se Ylli, Mehmeti dhe Agroni braktisën jetën e ndërtuar në SHBA, duke u bërë pjesë e Batalionit ‘Atlantiku’, për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut. “Në thelb të sakrificës së vëllezërve Bytyqi, të vrarë nga forcat serbe, qëndron dimensioni i vërtetë i luftës për Kosovën. Heronjtë e Kosovës, Ylli, Mehmeti dhe Agroni braktisën jetën e ndërtuar në ShBA, duke u bërë pjësë e Batalionit “Atlantiku”, për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut. Familja Bytyqi e ka përkrahjen e parezervë të Qeverisë dhe shtetit të Kosovës në betejën e dytë për ta çuar drejtësinë në vend për krimin e dëshmuar dhe vrasësit ta marrin dënimin e merituar. Ilirit, duke i shprehur konsideratat më të larta për kontributin e çmuar të vëllezërve të tij për liri, i dhurova Medaljen Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …