Në një intervistë për lajmi.net, sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka deklaruar se Viti 2016 është një vit i humbur! Sikur në rrafshin e zhvillimeve të brendshme ashtu edhe në arenën ndërkombëtare. Ndërsa për vitin që sapo kemi hyrë presim zgjedhje të parakohshme në të cilat qytetarët e Kosovës do ta dënojnë me një votë plebishitare këtë koalicion të dështimit”. “Marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë ashtu siç është arritur mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë nuk ekziston më. Atë marrëveshje e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese dhe kushdo që do të provojë ta ri fuqizojë atë bën shkelje të rëndë së pari të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese dhe gjithsesi edhe të kushtetutës së Kosovës.
