Edita Tahiri

Edita Tahiri: I kemi zhbërë strukturat paralele në veri dhe e kemi vendosur kufirin shtetëror me Serbinë (!)

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimi Evropian, edhe gjatë vitit 2016 ishte një nga temat që ka dominuar skenën politike. Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, konsiderojnë se pavarësisht disa pengesave dhe vështirësive, dialogu ka dhënë rezultate. Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri thotë se për shtetin e Kosovës dhe të politikave të fqinjësisë së mirë, si njëri prej kushteve themelore për integrimin evropian dhe euroatlantik. Kosova ka vazhduar angazhimet në dialogun ndërshtetëror me Serbinë të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të mbështetur nga SHBA-ja. Pavarësisht realitet në veri, ku nuk funksionon asnjë organ shtetëror  i Kosovës, Edita Tahiri, në mënyrë krejt të papërgjegjshme  thotë se marrëveshjet e Brukselit dhe zbatimi i tyre kanë bërë të mundur vendosjen e kufirit ndërshtetëror me Serbinë, zhbërjen e strukturave paralele serbe në veri të vendit dhe funksionimin e Shtetit. (!)

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …