Bilanci i sotëm me covid në Malishevë: 2 të shëruar dhe 2 raste të reja

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar dy persona të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, përderisa janë regjistruar dy raste të reja. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikimin zyrtar të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Numri i rasteve aktive në Komunën e Malishevës, është 27 raste. Rastet e reja që janë konfirmuar sot, vijnë nga fshatrat Banjë dhe Lladrovc. Gjendja me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars kur është regjistruar rasti i parë e deri më sot, janë regjistruar 205 raste të prekur me covid19, prej tyre 159 janë shëruar, 19 persona kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë 27.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati ka uruar 1 Majin – Ditën e Punëtorëve

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati përmes një postimi në facebook ka uruar …