Mbahet mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit për vitin 2020

Mbahet mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Hanit të Elezit për vitin 2020. Kuvendi i komunës për rendë të ditës shqyrtoi:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.

  2. Shqyrtimi i gjendjes rreth koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit.

  3. Shqyrtimi i informatës mbi raportin e punës së kryetarit të komunës për periudhën Janar – Qershor 2020.

  4. Miratimi i propozim vendimit për rialokim dhe transfer të mjeteve në kategorinë ekonomike shpenzime kapitale, mallra dhe shërbime dhe rezerva.

  5. Miratimi i propozim vendimit për themelimin e komisionit për zgjedhjen e këshillave lokale në Komunën e Hanit të Elezit.

  6. Shqyrtimi i propozim rregullores për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës të subjekteve afariste në territorin e komunës së Hanit të Elezit.

  7. Shqyrtimi i rregullores për taksa, tarifa dhe gjoba komunale për vitin 2021.

  8. Miratimi i propozim vendimit për plotësim ndryshimin e rregullores për ndarjen e subvencioneve.

  9. Miratimi i propozim vendimit për themelimin e Institucionit parashkollorë.

  10. Shqyrtimi i informatës mbi suksesin e arritur të nxënësve në SHFMU dhe SHML në fund të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2019-2020.

  11. Shqyrtimi i informatës për korrje shirjet.

  12. Të ndryshme.

Me punën e Kuvendit udhëhoqi Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Qamush Brava ndërsa në emër të ekzekutivit prezent ishin kryetari i Komunës Rufki Suma dhe drejtorët e drejtorive të komunës së Hanit të Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Në Sllatinë të Epërme të Vitisë u përkujtua dëshmori Njazi Rexhepi dhe u shënua dita e shkollës

Sot, në Sllatinë të Epërme të Vitisë, u shënua dita e shkollës dhe u përkujtua …