Kryetari Latifi kam zhvilluar një takim me përfaqësues të fermerëve të dëmtuar nga breshri dhe vërshimet

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, kam zhvilluar një takim me përfaqësues të fermerëve të dëmtuar nga breshri dhe vërshimet që ndodhën gjatë muajit maj në komunën e Rahovecit. Arsyeja që ata ja kishin mësyrë komunës së Rahovecit, ishte për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj vonesave të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Bujqësisë, në ekzekutimin e 25% të vlerës së dëmit të shkaktuar nga breshri dhe vërshimet. Qeveria më 5 korrik ka ndarë mbi 1.8 milionë euro për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomitë bujqësore nga fatkeqësitë natyrore, e ndër komunat përfituese është edhe komuna e Rahovecit, në shumën: 660,275.00€. Kryetari Latifi ka thënë se, ne si komunë kemi përfunduar të gjitha procedurat e kërkuara nga ana e Ministrisë për kompensimin e fermerëve tanë, andaj presim që Qeveria e Republikës së Kosovës të reflektojë dhe sa më shpejtë të ekzekutojë vendimin për dëmshpërblim të fermerëve të kësaj treve, ku bujqësia zë vendin kryesor. Mirëpresim çdo vendim në dobi të fermerëve të komunës së Rahovecit, njëkohësisht, kërkojmë të kryhet procesi i ekzekutimit të pagesave për kompensimin e dëmeve! Vonesat po e rëndojnë gjendjen edhe më shumë! Ka thënë me këtë rast kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …