Fitimet nga vaksinat kundër virusit korona kanë ndihmuar që të paktën 9 persona të bëhen miliarderë

Bashkimi Evropian do t’i ndajë 400 milionë euro nismës së OBSH-së për të blerë vaksinën antiCovid-19

Komisioni Evropian njoftoi të hënën se do t’i japë 400 milionë euro nismës së OBSH për të blerë vaksinën antiCovid-19. Një iniciativë e quajtur COVAX planifikon të blejë 2 miliardë vaksina të mundshme, nga prodhues të shumtë, deri në fund të vitit 2021. Komisioni Evropian po negocion blerjen e një vaksine antiCovid-19 me disa kompani farmaceutike në emër të 27 vendeve anëtare dhe ka njoftuar javët e fundit se qeveritë anëtare nuk mund të sigurojnë vaksina paralelisht. Komisioni shtoi në një deklaratë se ishte i gatshëm, së bashku me anëtarët e tjerë të BE, “për të ndarë ekspertizën dhe burimet brenda COVAX për të përshpejtuar zhvillimin dhe për të rritur prodhimin e vaksinave për qytetarët në të gjithë botën, në vendet e varfra dhe të pasura”.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …