Greqia nuk mjaftohet me kërkesa, ajo i kërkon Qeverisë në Tiranë të fshijë Çamërinë nga tekstet e historisë

Bisedimet treditore shqiptaro-greke kanë përfunduar pa asnjë rezultat konkret

Në përfundim të takimit, Ministria e Jashtme e Shqipërisë dhe ajo e Greqisë publikuan një njoftim ku në një gjuhë të thatë diplomatike thuhet se “të dyja ekipet bënë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura”. Ministrat e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dhe Greqisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias, zhvilluan bisedime në Korçë më 19-21 janar 2018, duke u fokusuar në çështjet bilaterale. Në vijim të takimit që u zhvillua në Kretë nëntorin e kaluar, të dyja ekipet bënë përparim thelbësor drejt arritjes së zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata për çështjet e pazgjidhura, në përfitim reciprok të të dy vendeve dhe qytetarëve të tyre, në përputhje me vlerat dhe normat evropiane. Të dyja palët përsëritën angazhimin e tyre për të ndjekur më tej dialogun në të gjitha nivelet në muajt në vijim”, përfundon njoftimi zyrtar duke mos dhënë asnjë informacion konkret se në cilat pika kanë përparuar bisedimet”, thuhet  në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …