Albin Kurti: Synimet për korrigjim kufijsh apo shkëmbim territoresh, janë të gabuara dhe me pasoja të dëmshme

Vuçiq: Serbia do të bëjë çdo gjë për të ruajtur paqen dhe për të zgjidhur mospajtimet me shqiptarët

Edhe pse ishte paraparë që  vizita e kryetarit serb Vuçiq  në Kosovë do të zgjaste dy ditë, ai qëndroi vetëm ditën e shtunë. Vuçiq lidhur me vizitën e tij se se “Njerëzit tanë atje e kuptojnë se një qasje racionale me shqiptarët, por edhe dialogu i brendshëm, mund ta çojnë vendin përpara. Mendoj se sonte ne e dëgjuam fort dhe qartë ndjenjën drejtuar Beogradit dhe të gjithëve”. Serbia do të bëjë çdo gjë për të ruajtur paqen dhe për të zgjidhur mospajtimet me shqiptarët. Këto komente erdhën në fillimin e vizitës në Kosovë pak ditë pas vrasjes së politikanit lokal serb Oliver Ivanoviç, në veriun e Mitrovicës, një episod që nxiti shumë reagime por edhe shqetësime mbi shtimin e tensioneve në rajon. Mesazhi i Vuçiqit ishte për qetësi. Beogradi zyrtar ka  ndërprerë bisedimet me Kosovën të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit, zbardhjen e shpejtë të së cilës e kërkuan një sërë organizmash ndërkombëtare. Droja më e madhe lidhet me një përshkallëzim të situatës sidomos në veriun e Kosovës, ku deri tani megjithatë nuk ka shenja që të përligjin një frikë të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …