Blerand Stavileci: Opozitarizmi i Partisë Demokratike të Kosovës do të jetë model i një politikëbërjeje të re

Blerand Stavileci ka ironizuar Albin Kurtin, lidhur me përkrahjen e ambasadorëve për krijimin e Qeverisë

Ministri i PDK-së, Blerand Stavileci, ka ironizuar  Albin Kurtin, i cili ka deklaruar se e ka përkrahjen e ambasadorëve për krijimin e Qeverisë. Stavileci ka pyetur Kurtin se a janë këta ambasadorë, të cilëve  iu ke thënë se e kanë të  lagur barutin. A nuk janë këta ambasadorë që e kanë detyruar Vetëvendosjen të distancohet prej dhunës dhe menjëherë të shkarkojnë, Dardan Molliqajn. Je i përkrahur të shkëputesh prej bandave tuaja të dhunës. Kjo ka qenë gjithmonë kërkesë e tyre për ju. Nga cili  ambasador po kërkon mbështetje, nga ai merikan Greg  Delawie, apo nga ish-ambasadorja Tracy Jacobson, të cilën e tërhoqët për dore,  ka shkruar mes tjerash Blerand Stavileci.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …