Promovohet kultivimi i bimëve mjekuese dhe aromatike në Komunën e Malishevës

Në fshatin Tërpezë të komunës së Malishevës, përkatësisht në ambientet e kompanisë “AgroShqiponja”, është bërë promovimi i kultivimit të bimëve mjekuese dhe aromatike, projekt të cilin e përkrahë edhe USAID-i. Në këtë ceremoni mori pjesë Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, përgjegjësi i USAID-it për bujqësi, Mike de la Rosa, drejtori komunal për bujqësi, Murat Hoxha dhe kultivues të këtyre bimëve nga Malisheva dhe komunat përreth, që bashkëpunojnë më këtë kompani të kultivimit dhe grumbullimit të bimëve mjekuese dhe aromatike. Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, duke folur në këtë ceremoni të prezantimit, pasi foli për rëndësinë e marrjes me bujqësi, tha se “ne mund ta mbajmë vetveten përmes punës, sidomos në bujqësi dhe shembulli më i mirë është kompania “AgroShqiponja”. “Unë i inkurajoj të gjitha gratë fermere, të cilat po merren me këtë lloj të veprimtarisë, që të vazhdojnë me kultivimin e bimëve, pasi kemi kushte për këtë dhe jemi një vend ekologjik”, tha Begaj, duke premtuar përkrahjen e komunës së Malishevës, në kultivimin e bimëve të tilla, të cilat janë një mundësi e mirë zhvillimit. Se kjo është një mundësi e mirë e zhvillimit të bujqësisë dhe zhvillimit ekonomik, e tha edhe përgjegjësi Mike de la Rosa, nga AGRO-USAID. “Përveç zhvillimit, ju po e prezantoni më së miri Kosovën, pasi këto bimë kultivohen në Kosovë. Po ashtu po shtohen vendet e punës, përmes kultivimit të bimëve të tilla dhe ky është edhe synimi ynë, që përmes rritjes së kësaj veprimtarie, të rritet edhe numri i të punësuarve”, tha de la Rosa. Pronari i kompanisë “AgroShqiponja” nga Tërpeza, Shefqet Krasniqi, tregoi për fillimet e tij në kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike, ku nga një biznes i vogël familjar, tani është bërë një kompani ku bëhet kultivimi, tharja, si  dhe grumbullimi i bimëve të këtilla, para se të plasohen në treg. “Me këtë biznes, kam arritur ti shkolloj fëmijët e mi dhe rris numrin e të punësuarve, ku e tërë familja është e angazhuar dhe sot fëmija im, e udhëheq kompaninë, kurse dhjetëra biznese, ose gra fermere, nga Malisheva, Suhareka, Rahoveci dhe komunat e tjera, i grumbullojnë bimët në kompaninë tonë”, tha Krasniqi, i cili i falënderoi të gjithë për përkrahje, duke filluar nga USAID-i, për përkrahjen e këtij programi në bujqësi, pastaj Komunën e Malishevës dhe të gjithë të tjerët, e në veçanti fermeret.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …