leoni

Ismet Sylejmani: Jonuz Musliu, një jetë luftë për atdhe

Gjykata për Kundërvajtje e Beogradit e ka dënuar ish zëdhënësin e UÇPMB-së, Jonuz Musliu

Gjykata për Kundërvajtje e Beogradit e ka dënuar ish zëdhënësin e UÇPMB-së, Jonuz Musliun dhe partinë e tij me 40 mijë dinarë. Në vendimin e kësaj gjykate thuhet se kreu i LPD-së duhet të zgjedh të bëj pagesën për tri ditë, ose të dërgohet në burg për 40 ditë. Ai është dënuar për shkak të ngritjes së flamurit kombëtar në ndërtesën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Bujanoc më 28 nëntor të vitit 2014. Gjykata për Kundërvajtje ka lëshuar këtë aktvendim pasi Musliu për dy vjet nuk ka arritur të paguaj gjobën prej 40 mijë dinarë, sipas gjykimit të 23 korrikut 2015. Qytetarët e tri komunve shqiptare nën Serbi vazhdimisht gjobiten pasi e festojnë pavarësinë e Shqipërisë dhe vendosin flamujt kombëtar në ndërtesat e tyre apo në insitucione.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …