Opinionisti Blerim Canaj, ka deklaruar se reagimi i Ambasadës amerikane ndaj veprimeve të Vetëvendosjes, përfaqëson qëndrimin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë. Duke komentuar deklaratën e Ambasadës amerikane, e cila thekson se veprimet e kësaj partie, po ndikojnë negativisht në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, Canaj theksoi se ky nuk është një mesazh i rastësishëm. Ky është qëndrim shtetëror para se të gjithash. Asnjë ambasadë nuk e lëshon një deklaratë pa e pyetur ministrinë e vet – a është ky qëndrimi ynë. Canaj shtoi se detyra kryesore e Ambasadës është të alarmojë Qeverinë e Kosovës për pasojat e veprimeve të saj, e jo qytetarët e Kosovës.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
