Blerim Canaj: Opozita s’duhet ta votojë Presidentin pa kompromis, është çështje e mbrojtjes së demokracisë

Analisti politik Blerim Canaj vlerëson se opozita në Kosovë nuk duhet ta votojë Presidentin pa një kompromis të qartë politik, duke e cilësuar këtë qëndrim jo si obstruksion, por si akt të domosdoshëm për mbrojtjen e rendit demokratik dhe balancës institucionale. Sipas Canajt, në demokracitë kushtetuese Presidenti nuk është figurë dekorative dhe as zgjatim i shumicës parlamentare, por pjesë thelbësore e mekanizmit i ndërtuar për të frenuar përqendrimin e pushtetit. Ai thekson se përvoja e viteve të fundit në Kosovë ka dëshmuar se zgjedhja e Presidentit pa konsensus minimal politik e zbeh rolin korrigjues të këtij institucioni dhe e shndërron atë në instrument të ekzekutivit. Ai shton se logjika e majoritarizmit dhe diskursi populist e delegjitimojnë opozitën dhe e barazojnë fitoren elektorale me të drejtën për të sunduar pa kufij. Analisti thekson se opozita nuk ka çfarë të humbasë nga zgjedhjet e reja dhe se kërkesa për kompromis nuk rrezikon rendin politik, por përkundrazi e mbron atë nga degradimi demokratik. Ai përfundon se opozita ka obligim normativ të rezistojë institucionalisht, sepse demokracia, sipas tij, nuk shembet vetëm nga abuzimi i pushtetit, por edhe nga pranimi shoqëror i pushtetit pa kufij.

Kontrolloni gjithashtu

Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Sakrifica për atdheun është e përjetshme, kurrë e kotë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës …