leoni

Blerim Muriqi

Blerim Muriqi: Sot kur doli se të gjithë se ishin njësoj, LPK-ja rritë frymën kujdestare

Është e natyrshme, që në një shoqëri plurale të kemi konkurencë, e cila vie nga dallimet politike që e karakterizojnë pikërisht atë. Te ne, kjo dallueshmëri plurale akoma nuk egziston. Por, edhe ne kemi diçka që shpërfaqim ndryshe nga njëri tjetri. Kemi vendrreshtimin që na bënë të dallueshëm për tjerët. Gjithçka përpiqemi ta bëjmë të duket perfeksionizëm, por harrojmë që identiteti i një grupimi politik te ne akoma jetësohet prej baltosjes dhe mohimit të tjetrit. Ky mohim e baltosje apriori ka zënë e po mbush tash e dy dekada boshllëkun e mungesës së politikave identitare. Edhe në këtë pra jemi uniform. Hipokrizia. sikur edhe njihet nga nocioni që shprehë, na ka vënë para vetes një numër emrash kinse partish dhe akronime të tyre, dhe ne rendim pas të parit me flamurin vetmashtrim kinse të partisë.

Ky aktrim absurd është koha ta luaj aktin e fundit, mbylljen e këtij gabimi! Një gjerman i ditur në fundin e shekullit të kaluar pati shkruar një libër të vlertë “Rikthimi i Politikës”, por ky nuk bëhet dot rasti ynë. Pse ky nuk bëhet rasti ynë është lehtë ta kuptojmë! Te ne nuk ka lindur akoma pluralizmi politik. Në stadin ku është shpërfaqja jonë plurale jopolitike na mungon vetëm emërtimi i vend rreshtimeve tona me emra liderësh. Ah sikur të ndodhte ashtu, ndoshta shoqëria do kuptonte më lehtë marrëzinë që na ka kapluar dhe çoroditjen që po shpërfaqim!

Jeta jonë, edhe pse e këtillë plurale, është realtivisht e re dhe ajo nuk vie nga një proces lindjeje të natyrshme dallimesh a interesash. Ajo vie si një domosdoshmëri më shumë rrethane se sa kohe e realitetesh shpërfaqjeje. Slloganet si shabllone kuptimore këtu përrkthehen në mendësi lloji. Nuk themi dot në mendësi principate sespe shtrirja e llojit shpërfillë kufijtë e territoreve. Ndaj, sot në Kosovë lexohet aq shumë “Princi” i Makiavelit. Elitat e klaneve-parti nuk çajnë kokën për sa mund të thuhet e shkruhet, për sa duhet të ishn të vetpërgjegjshëm.

Ky lloj vetmashtrimi nuk është i ri, ai është organik që me mundësinë ligjore të krijimit të partive. Kjo babëzitje tashmë është dëshmuar se është e  përgjithshme. Nga ajo vuajnë partitë, nga ajo vuan shoqëria.

Thirrja në vlera e parime, në bashkim kombëtar e shtetndërtim, në UÇK e institucionalizëm, në Adem Demaçin, Adem Jasharin, Rugovën e Qosen deri thellë në histori nga Polluzha te Skënderbeu, në barazi sociale e në shoqëri ligjore, histori me Ukshin Hota e çkado që e kërkon fryma mashtruese etj, nuk ka mbetur më shumë se sa një fluskë mashtruese, por ama që akoma shërben dhe atë mirë për inercion turmash e trutharjesh

Sa e pashme është fyerja e inteligjencës së mbështetësve trutharë ku Princi i makiavellit është ulur këmbëkryq mjafton ta marrim shembullin e fundit. Ish ministri i shëndetësisë Vitia që lirisht mund edhe ta quajmë ministri i pandemisë, meqë koha e pakët në detyrë nuk i dha mundësi të bënte gjëra tjera, në vetëm një javë pasi e la postin nga ku kishte vënë alarmin anti COVID-19 edhe me gjendje emergjente të përmasave të së jashtëzakonshmes në shkelje kushtetute dy herë radhazi, përkundër gjendjes ku virusi ka shtuar aktivitetin e tij duke infektuar numër në rritje të qytetarëve u shfaq në krye të një tubimi mijëra vetash në kryesheshin e vendit ku nuk u respektun asnjë nga masat që vet ai i kishte vënë. Kjo shkallë e papërgjegjshmërisë e kthehu llukun e ministrit që deshi shkëlqimin në plasjen e neverisë nga populllata, të cilës i mbetet pas dy javësh të mbledh numrat e rezultatit të tamponëve.

Një mendësi e tillë e shpërfaqur kaq uniforme në gjithë shpektrin politik, na bënë të kuptojmë se para nesh janë ditë të vështira dhe mundësi të pakta në konsolidimin e shoqërisë.

Në të kaluaren e afërt (deri disa javore) ishte KM Kurti që thirrte në unitet për dialogun ku ai edhe kishte vënë emrat e rreshtimin e një grupi politik negociator me Serbinë. Atij nuk iu përgjigjen tjerët sikur ai nuk po dëgjon t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së Hotit për Forumin e liderëve që do përbënin trupën politike për bisedimet.

Kjo çasje tregon kapacitetet e munguara politike të liderëve, meqë te ne kemi të bëjmë me kalkulime: vullnete dhe vendime vetëm liderësh. Ky pushtim i partive nga liderët që duket në terenin e tyre veprues është një ardhje me lindjen e partive, por që lë shije pushtimi. Sepse, për të mbajtur pozicionin (paprekshmërinë e liderit) krijohet një mburojë servile, një klan ku me kohën merr formën kartelit kriminal, meqë ato në këmbim të lojalitetit për njëshin lejohen të kapin kapacitete vendimarrjeje për përfitimin dhe si të tilla shëndrrohen në hallkë të dytë dhe të fundit për peshën specifike të subjekt prej ku buron edhe gjithë manxhimi i jetës organizative te ne.

Si pasojë e kësaj mungese kapacitetesh rezulton që qeveria Hoti të mos jetë krejt qeveri koti, sikur po ua do rima zhurmuese disave në skenën tonë. Ajo sikur po shihet nuk ia ka takatin qeverisjes me vendin përveq se po shfaqet si dimenzion teknik i forumit politik të liderëve. Pesha e saj madhore është legjitimimi i forumit të liderëve si kapaciteti i vetëm politkndërtues. Deri më tani kjo e vërtetë është mbajtur në suazat e një normaliteti të imponuar përmes pjesmarjes në qeveri të ndonjërit nga liderët e partive. Tani kur gjithçka nga perdet ka rënë (me rrëzimin e qeverisë Kurti) thjeshtëzimi i pushteteve në autoritet liderësh sikur është rasti i Forumit politik të Liderëve apo analogjia që provoi ta bënte z.Kurti nën ombrellen e trupës politike për dialogun ku renditi veten kryeparlamentaren Kryetarin dhe liderët e  katër partive politike, meqë e kishte kuptuar se nuk po qeveriste dot me vendin dhe se rruga e Kosovës nuk i kishte rezultuar me një rrugë dafinash, mund të themi se gjindemi në fund të një ere kaojeje të jetës sonë publike nga vullnetet e ndërthurura nëpër interesa të Liderëve dhe kastave të tyre.

Dialogu me Serbinë dhe normalizimi i mardhënjeve fqinjësore me të është ajo që ka afektuar politikëbërjen tonë edhe të brendshme duke krijuar një perde mundësishë prapa të cilës është realizuar kapja e shtetit dhe zhvatja e vendit. Kjo ka bërë që lufta me subjekteve të mos jetë politike, por të jetë një përplasje për jetë a vdekje ku të drejtë kalimi të rubikonit ka vetëm lideri dhe kasta në frymën e lejimin e liderit. Andaj, edhe mbrëmjeve në lokalet e shtrejta të vendit i gjejmë të bashkar këtë kastë pa dallim përkatësie! Kështu ndodhi edhe me rastin e fundit, ku Isa Mustafa përkundër vijave vënë nga gabimi elektoral sot e ka shpënë partinë në bashkëduar me z.Haradinaj dhe z.Limaj.

Bisedimet me Serbinë po hyjnë në një fazë të vështirë, ndoshta përmbyllëse, dhe është koha të mbyllen dyert e mundësisë për ta rigjeneruar këtë lloj mendësie që na i mori këto dy dekada dhe që na dha kaq shumë përplasje jo parimore. Moskokëçarja që shfaqën partitë ( PDK,LDK dhe AAK-ja) në sjelljen e tyre e shtynë lindjen e Vetvendosjes si frymë dhe pastaj edhe si subjekt politik. Dhe pikërisht ky prodhim i kësaj moskokëçarjeje që u shfaq shumë kapëse dhe zhvatëse, gati banditeske, ka prodhuar edhe terenin riciklues. Politika mund dhe duhet t’ia mbyllë deren këtij riciklimi i cili mund të na mbajë edhe për vitet të tëra në vorbullën e vet prej ku prodhohen shumë të këqia. Pra meqë ne jemi këtu ku jemi edhe për fajin tonë i takon politikës të mos shkoj në bisedime pa harmonizim me gjithë faktorin shqiptar. Të gjithë e dimë se marrëveshja me Serbinë nuk është dimenzion politikbërës i një shumice fituese të zgjedhjeve apo një kombinimi numrash në parlament që ka prodhuar një qeveri, por është e një natyre më të gjerë dhe me impakt të përgjithshëm shoqëror, shtetëror dhe për më tepër është tërësisht kombëtar.

Këtë marrëveshje që një ditë duhet ta gjej fundin e vet nuk mund e nuk duhet ta lejojmë të bëhet vorbulla ricikluese e ndarjeve dhe fyerjeve në ascilin rrafsh dhe askund ku kjo ka ndikimin e vet qoftë edhe vetëm emocional.

Është i njohur fakti i injorimit të LPK-së si zë i shoqërisë nga LDK-ja me satelitët e saj për gjithë vitet 1990-’97 dhe tashmë i dimë pasojat e atij injorimi. Luftën që e nxiti dhe organizoj LPK-ja ne nuk ia dolëm ta materializojmë si një organizim kombëtar. Një organizim lufte në bazat e vetëm një vullnetarizmi, bëri që ne jo vetëm të vonoheshim me ndërtimin e kapaciteteve përballuese ndaj pushtuesit por edhe të mos i ndërtonim ato asnjëherë të mjaftueshme deri në çlirimin e vendit për çka liria na erdhi me ndihmën që iu dha UÇK-së nga miqtë gjeopolitik dhe humanizmi ndërkombëtar.

Masa e madhe e popullatës që nuk u përfshi në angazhimin çlirimtar rezultoi mbytëse për qartësimin se çfarë është patriotizëm çlirimtar dhe çfarë është dezertim dhe mospërgjegjësia qytetare në kushte pushtimi dhe lufte për liri. Edhe sot te ne, kudo në jetën e thjeshtë apo në institucione, nga jeta civile a publike bartës i lirisë trajtohet secili, jo pse nuk dihet çfarë është lufta për liri, por se armata e moskokëçarësve është aq e madhe sa e determinon fatin e secilës palë zgjedhje. Në të tilla rrethana ka ndodhur e do të ndodhë në vazhdimësi absurdi i shpalljes edhe të tradhëtarëve heronj.

 Kjo kënetë fyerjesh, tradhëtarësh e hajdutësh, zhvatësish e kriminelësh, sëmundjesh e monstrash na ka sjellur këtu ku jemi, në mosbesim dhe në armiqësi e urrejtje, prej ku nuk dilet dot me një fjalë të vetme “kemi ndryshuar”! Elektorati meriton më shumë se sa kaq spjegim, më mirë se sa kësi menaxhimi, dhe më shumë se sa kaq vizion prosperimi.

Për të dalur nga kjo nuk mjafton një pozicion i sotëm politik e pushtetor i askujt vetëm, apo i disave bashkë pa tjerët. Kosova shtetërore është e Shqipërisë së sotme politike, është e faktorit shqiptar në  Maqedoni, është e Luginës, sikur është edhe e trevave në Mal të zi e Sangjakut ndarë më dysh. Kosova shtetërore është e popullit të saj e përfaqësimit politik dhe nuk ka vend për mospërfshirje të asnjë faktori e aq më pak e Vetvendosjes që sot ka një  masë të konsiderueshme mbështetjeje elektorale, këtë duhet ta dijë kryetari i saj Kurti, Kryetari Thaqi, Kryeministri Hoti dhe i gjithë Forumi i kryetarëve të partive, z.Veseli, z.Haradinaj, z.Limaj e z.Mustafa!

Kosova si territor sikur është e popullit të saj është pjesë e Shqipërisë edhe pse historia e shekullit të fundit është zhvilluar ndryshe. Ajo nuk mundet e as që do ta gjej as zgjidhjen as paqen jashtë këtij kontesti. Pa Shqipërinë vendimarrëse apo bashkëpërcaktuese e rrugëtimit tutje nëpër realitetin gjeopolitik. Gjithçka do të shkonte keq.

Dhe për fund Kosova dhe viset nuk duhet të definohen në asecilin dimenzion jashtë vizionit rrugëtues të Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK-së). Askush nuk duhet të mashtrohet në zërin që sot mund t’i duket i mekur i LPK-së. Ajo veprimtari që rezultoi me bashkimin në LPK, sa herë është shtyrë të përcaktoj epokat e ka bërë këtë, ashtu sikur është në zakonin e saj vizonar dhe përcaktuese. Nëse LPK-ja nuk ka pretenduar asnjëherë të ngritet mbi kapacitetet e kombit për ta bërë detyrën, ajo ka ditur të mos lejoj zhvillime që dëmtojnë kauzën. Ajo njeh kapacitetet tona, mëton ta kuptoj gjeopolitikën dhe kohën dhe i rri vizonit të saj për çlirim dhe bashkim.

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Skënder Demaliaj: Adoleshentët, shkolla, familja dhe shoqëria I

Sjelljet devijante të adoleshentëve e kanë burimin në faktorët ekonomikë, socialë dhe psikologjikë. Baza është …