Blerta Deliu-Kodra: Mbi 10 për qind e nxënësve nuk kanë marrë pjesë në mësimin nga distanca gjatë pandemisë

Blerta Deliu – Kodra: Në seancën e Kuvendit të Kosovës në rend dite është Komisioni Hetimor me rastin e krizës energjetike në vend

Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës në një konferencë për media ka kërkuar që nesër në seancën e Kuvendit të Kosovës, Komisioni Hetimor për krizën energjetike të përkrahet dhe të votohet nga deputetët e Vetëvendosjes. Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu – Kodra tha se sot në seancën e Kuvendit të Kosovës në rend dite është Komisioni Hetimor për të zbardhur keq-menaxhimin që ka ndodhur me rastin e krizës energjetike në vend, dhe bllokada që i është bërë këtij komisioni nga partia në pushtet vetëm sa e dëshmon se diçka po fshihet në këtë proces. “Në kohën kur çmimi i energjisë elektrike është rritur për 100 për qind, natyrisht ka pasur një rritje që ka afektuar qytetarët e Republikës së Kosovës dhe në të njëjtën kohë shihet se qeveria ka subvencionuar me 125 milionë euro energjinë elektrike në kohë të krizës, ndërkohë që ne kemi ngritur dilemat tona sepse nuk kemi asnjë informatë se ku kanë shkuar mjetet e subvencionuara të energjisë elektrike”, ka thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

LDK e mbledh kryesinë e partisë për të vendosur nëse do ta përkrah kandidaturën e Vjosa Osmanit për kryetare të Kosovës

LDK: Zgjidhja është fare e thjeshtë, fillimisht duhet dorëheqja e kryeministrit dhe pastaj, shpërbërja e Kuvendit

Në një  komunikatë  të LDK-së, lidhur me zgjedhjet e parakohshme thuhet se: pas tre vjet …