Duke paraqitur qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës për seancën e sotme, deputetja nga radhët e saj, Blerta Deliu Kodra ka thënë se PDK-ja kthehet në seancë vetëm pas arritjes së një konsensusi në mes partive politike për të caktuar një seancë të re. Partia Demokratike e Kosovës do ta jap maksimumin e saj për të kthyer shtetin në normalitet gjithnjë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës dhe nuk do të veprojë sikur partitë tjera qysh kanë vepruar në vitin 2014 kur kanë bllokuar vendin për disa muaj, ka theksuar deputetja Blerta Deliu Kodra.
