Bllokada institucionale rrezikon Kosovën të humbasë mbi 880 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së

Zvarritja e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re po e vendos Kosovën në një pozitë alarmante ndaj Bashkimit Evropian. Ekspertët e integrimeve paralajmërojnë se vendi mund të mbetet pa fonde nga Plani i Rritjes i BE-së – një pako prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor – për shkak të bllokadës politike që ka paralizuar institucionet. Kosova, që mund të përfitonte mbi 880 milionë euro, nuk ka arritur të marrë as 61 milionët e para të parapagimit, ndërsa fqinjët tashmë kanë siguruar fondet e tyre. Arsyeja? Mungesa e një qeverie legjitime dhe pamundësia për të ratifikuar marrëveshjen me Brukselin. Raportet mes Kosovës dhe BE-së konsiderohen në pikën më të ulët të dekadës së fundit. Përfaqësues të BE-së kanë pezulluar takimet zyrtare brenda Qeverisë, duke sinjalizuar humbjen e besimit institucional.
Nëse situata vazhdon, Kosova rrezikon jo vetëm të humbasë fondet, por edhe të thellojë izolimin e saj politik në Evropë, një kosto e rëndë që bie mbi qytetarët, jo vetëm mbi klasën politike që ka bllokuar vendin.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Albin Kurtin Shtetin po e trajton si pronë partiake

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka …