Borell: Me arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për dokumentet, është evituar një krizë e mundshme

Shefi i  BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se me arritjen e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për dokumentet, është evituar një krizë e mundshme. Kemi punuar në modalitetin e parandalimit të krizës. Kemi parandaluar një krizë që do mund të shpërthente më 1 shtator, nëse nuk do arrihej marrëveshja për kalim të kufirit nga serbët dhe shqiptarët e Kosovës. Ky është një lajm shumë i mirë”, ka thënë Borrell në një intervistë për televizionin austriak. Borrell u shpreh i bindur se edhe çështja e targave do zgjidhet. Në fakt kemi një mandat nga OKB për të zgjidhur problemin mes Kosovës dhe Serbisë, dhe kemi një rol të rëndësishëm për të sjellë stabilitet në rajon, saktësoi Josep Borell.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …