Borxhi që i kanë konsumatorët KRU “Prishtina” ka arritur në 45 milion euro

Borxhi që i kanë konsumatorët Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” ka arritur në 45 milion euro, ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të kësaj kompanie, Sokol Xhafa. Ai ka shtuar më tutje se borxhi i vjetër vazhdon të jetë i lartë dhe vazhdon të rritet në 100 për qind. %. Është fat i keq që një pjesë e vogël e konsumatorëve paguan rregullisht ndërsa pjesë të tjera paguajnë shumë më pak dhe për këtë shkak kemi dërguar te përmbaruesi çdo dy muaj 600 lëndë. Gjatë intervistës për “Ekonomia Online” ai ka deklaruar se sa i përket ujit të pijshëm nivelet janë relativisht mirë. “Po flasim për një menaxhim të mirë të niveleve të ujit. Kishim nivele shumë të mira në janar të këtij viti. Falë investimit në impiantin në Shkabaj, kanë arritur që të kursejnë nga dy burimet kryesore të furnizimit të kryeqytetit, liqenin e Badocit e atë të Batllavës. Sa i përket vitit 2022 unë besoj që nuk do të ketë probleme me furnizim me ujë sepse jemi në një periudhë ku do të kemi reshje nga janari deri në pranverë”, ka thënë mes tjerash ushtruese i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të KRU “Prishtina”, Sokol Xhafa.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Në raportin vjetor të organizatës “Freedom House” janë përmendur rastet e Shemsi Hazitit, Nagip Krasniqit dhe Martin Berishajt

Në raportin vjetor për vitin e kaluar 2023 të organizatës ndërkombëtare “Freedom House” është përmendur …