Brickos

Britania kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan Kosova e Serbia t’i zgjidhin problemet me njohje reciproke

Britania kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, Kosova e Serbia t’i zgjidhin problemet me njohje reciproke

Britania e Madhe ka deklaruar se është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan dhe që Serbia e Kosova duhet t’i zgjidhin problemet me njohje reciproke. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Britanisë deklaroi se “normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë është çelës për stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin e, jo vetëm të këtyre vendeve, por tërë rajonin”, bëjnë të ditur mediet serbe. “Kjo qeveri beson se këto dy vende do të duhej të njihnin njëri-tjetrin në kufij aktual”, ka deklaruar zëdhënësi i MPJ të Britanisë së Madhe. Kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë, më parë është deklaruar edhe Gjermania, kancelarja Merkel, por që kohëve të fundit ndryshoi paksa qëndrimin, duke sqaruar se përkrah çdo lloj marrëveshje që çon deri te stabiliteti i raporteve mes Kosovës e Serbisë, por që integriteti territorial ka peshën e veçantë. Ndërkaq këshilltari i Trump-it, John Bolton, deklaroi se SHBA-të nuk ndërhyjnë në korrektimin e kufirit Kosovë-Serbi, kurse BE ka deklaruar se Beogradit e Prishtinës duhet ofruar hapësirë që të arrijnë marrëveshje për përmbajtjen e marrëveshjes për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …