Shefat e delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë për dialogun, takohen sot në Bruksel

Brukseli thekson rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, në deklaratën e Samitit BE-Ballkani Perëndimor

Në deklaratën e lëshuar pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor, Bashkimi Evropian ka adresuar mungesën e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si një pengesë serioze për progresin e të dyja palëve. Në pikën 13 të deklaratës, BE-ja thekson se marrëveshjet e arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja duhet të zbatohen në tërësi, duke përfshirë Marrëveshjen për Rrugën drejt Normalizimit dhe shtojcën e saj. BE-ja ka rikujtuar se mbështetja financiare në kuadër të Instrumentit të Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor është e kushtëzuar me angazhimin konstruktiv dhe progresin konkret në normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Në deklaratë, BE-ja ka riafirmuar angazhimin e saj ndaj perspektivës së anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor, duke e konsideruar zgjerimin si një investim strategjik në paqe, siguri dhe prosperitet për rajonin.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …