Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Gjykata e Shkallës së Dytë rrëzon vendimin për tokën publike në Prishtinë – fitore për interesin qytetar

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se Gjykata e Shkallës së Dytë ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, i cili sipas tij rrezikonte përvetësimin e një prone publike në qendër të Prishtinës nga grupe të fuqishme interesi. Tahiri ka deklaruar se pas marrjes së informacionit për vendimin fillestar gjyqësor, i cili hapte rrugë për zhvillime ndërtimore në atë zonë, ai ka ndërmarrë hapa ligjorë për ta kundërshtuar atë. “Nuk heshta dhe nuk u tërhoqa. Angazhova një ekip profesional pro bono, të udhëhequr nga avokati Faton Fetahu, për ta mbrojtur pronën e qytetarëve të Prishtinës. Kjo tokë nuk është e grupeve kriminale dhe as e interesave të errëta, por pronë publike që u takon qytetarëve”, ka deklaruar Tahiri. Sipas tij, vendimi i Gjykatës së Shkallës së Dytë e ka kthyer çështjen në rivlerësim nga fillimi dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në mbrojtje të interesit publik. Ai e ka cilësuar këtë zhvillim si fitore për qytetarët e kryeqytetit dhe ka shtuar se do të vazhdojë angazhimin kundër çdo përpjekjeje për, siç u shpreh ai, keqpërdorim të pronës publike.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …